E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në Korçë, raportohet për të lënduar

Tre automjete janë aksidentuar ditën e sotme në Kamenicë të Korçës.  Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Nga raportimet thuhet se një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes.

Gruaja e aksidentuar është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar nga autoritetet dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm nga njëra korsi.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit të trefishtë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën