“E doja por…”/ Rike Roçi zbulon si u nda nga ish i dashuri: Më ka tradhtuar, fajin e kam patur unë sepse…

Vajzat e “Big Brother VIP 3” kanë diskutuar një ditë më parë rreth përvojave të tyre në dashuri. Ato kanë treguar nëse janë tradhtuar ndonjëherë apo jo nga partnerët e tyre.

Banoret kanë zbuluar nëse e kanë falur tradhtinë apo kanë përfunduar lidhjet e tyre.

Kur i erdhi radha Rike Roçit, ajo u shpreh se është ndarë nga ish-i dashuri që e kishte tradhtuar. Por ajo i habiti vajzat kur shtoi se faji ishte i saj.

Rike tha se ka qenë shumë e angazhuar dhe nuk e kishte vëmendjen tek ai për shkak të punës.

“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, u shpreh Rike Roçi

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)