E dinit?! Zbulohet lidhja e dashurisë së Oltës me ish-banorin e “Big Brother”, zgjati vetëm 4 muaj

Aktorja Olta Gixhari ka braktisur Spanjën, vendin ku ajo jeton bashkë me djalin dhe partnerin e saj për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Ashu siç pritej, aktorja është rikthyer ndjeshëm në vëmendjen e publikut nisur nga dinamikat e krijuar brenda shtëpisë së famshme.

Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”. Ish-konkurrenti rrëmbeu vëmëndjen e shqiptarëve për dy arsye, e para për lidhjen që krijoi me Noçen dhe së dyti për braktisjen që i bëri e dashura live gjatë njërës prej të shtunave, një skenë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në televizionet shqiptare, shkruan albeu. Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent.

Por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj. Ndarja erdhi për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin. Përsa i përket partnerit aktual dhe babait të djalit të saj, Olta Gixhari ka preferuar ta mbajë në privatësi të plotë.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025