E dinit?! Ja pse logot e markave më të njohura janë gjithmonë në të majtë

Studiueseti kanë zbuluar se shumica e logove të veshjeve janë të vendosura në anën e majtë. Por pse logot vendosen në anën e majtë dhe jo në të djathtën.

Këtë zbulojeni më poshtë!

Logot janë si përshtypjet e para. Nëse ju ndodh të hapni një faqe në Google, njerëzit kanë tendencë të shikojnë në anën e majtë. E njëjta gjë ndodh dhe me veshjet, ku njerëzit kanë më shumë tendencë të shikojnë anën e majtë.

Kjo ka të bëjë me dukshmërinë, që do të thotë në të majtë ajo është më e dukshme. Kur ju shtrëngoni duart me një përson, ju shikoni anën e majtë të veshjes së tyre, pikërisht aty ku është vendosur logoja.

Logoja në anën e majtë lidhte dhe me historinë. Marrim si shembull uniformat ushtarake apo mbretërore, të cilat të gjithë logot I kanë në anën e majtë të uniformës.

Një tjetër arsye është memorizimi. Kur logot janë në të majtë, ata mbahen mend më shumë.

Sipas një studimi, nga Nielsen Norman Group, rezultoi se përdoruesit i mbajnë mend markat më shumë kur logot vendosen në të majtë sesa në të djathtë.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

Qyteti i humbur nën ujë! SEKRETI që mund të ndryshojë gjithçka!