Kohët e fundit, njerëzit po ndajnë numrin “14643” në aplikacionet telefonike. A e dini se çfarë do të thotë? Si fillim, është mirë të theksojmë se kjo nuk është asgjë negative, por pikërisht e kundërta. Siç shpjegohet në rrjetin social TikTok, pas këtij “kodi” në fakt qëndron një mesazh dashurie. Domethënë, këta numra fshehin mesazhin “unë gjithmonë do të të dua” dhe tregojnë se sa shkronja ka secila fjalë:
1 = I
4 = will
6 = always
4 = love
3 = you
Ndodh shpesh që me ndihmën e kodeve të ndryshme numerike, të rinjtë duan të thjeshtojnë komunikimin në rrjetet sociale dhe të krijojnë një mjedis digjital që ka një status të caktuar. Nëse merrni një mesazh me këtë seri numrash, atëherë të paktën do ta dini se dikush është veçanërisht i dashur për ju.
Ndërkaq, WhatsApp ka prezantuar së fundmi një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre. Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to.
Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp. Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij. Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.