E dini sa plastikë kemi konsumuar gjatë bllokimit tremujor?

Detet dhe oqeanet janë shtëpia e 80% të specieve të gjalla, kafshëve dhe bimësisë detare që popullojnë ujërat në të gjithë botën. Jo vetëm që ato përfaqësojnë burimin e mirëmbajtjes dhe jetës për miliona njerëz në planetin tonë, por 50% e oksigjenit që thithim vjen prej andej.

Një trashëgimi e paçmuar, mbijetesa e së cilës duhet të jetë një nga prioritetet mjedisore, por që deri më sot, me gjithë fushatat e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, kërcënohet fuqimisht nga një rrezik gjithnjë e më alarmues: plastika.

Sa plastikë konsumojmë mesatarisht çdo ditë e pamë më të dukshme në periudhën e bllokimit: në tre muajt e kaluar në shtëpi, 24 orë në ditë, kemi përqendruar të gjithë konsumin tonë brenda shtëpisë duke prekur me duar sa plastike hidhet çdo ditë, që nga paketimi i frutave dhe perimeve deri tek paketimi i të gjitha llojeve të ushqimeve apo përdorimi i shisheve plastike, ne kemi rritur ndjeshëm konsumin e brendshëm.

Në platformën online ”WaterBattle të Culligan”, një imitues ju lejon të matni ndikimin tuaj mjedisor përballë konsumit mesatar të shisheve plastike për kohën e kaluar në shtëpi.

Në tre muajt nga fillimi i emergjencës së koronavirusit, një familje mesatare prej 4 vetash, me një konsum mesatar ditor prej 2 litrash ujë (sasi e rekomanduar), ka përdorur 474,5 shishe 1,5 litërshe të barabarta me 18 kilogramë plastikë.

Kjo zgjedhje nënkupton përdorimin e 34,2 litra gazoil të përdorur për prodhimin e shisheve plastike PET dhe 60,5 kilogramëve dyoksid karboni, që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e kësaj sasie shishesh.

Një familje me 3 persona, nga ana tjetër, konsumoi 356 shishe PET 1,5 litërshe në tre muaj, e barabartë me 13,5 kilogramë plastikë, thënë ndryshe 25,7 litra gazoil dhe 45,4 kilogramë dyoksid karboni. (Atsh)

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

Qyteti i humbur nën ujë! SEKRETI që mund të ndryshojë gjithçka!