“E di që ka prapavijën më të mirë”, Veselinovic kërkon të “thyejë” mbrojtjen e Elbasanit: Duhet vlerësuar maksimalisht si kundërshtar

Trajneri i Partizanit Aleksandër Veselinovic doli në konferencën për shtyp përpara mediave për takimin që ekipi kryeqytetas do të zhvillojë ndaj Elbasanit në transfertë. Verdheblutë nuk munden prej pesë ndeshjesh radhazi dhe tekniku serb vlerëson maksimalisht kampionatin që po zhvillon kundërshtari

Cdo statistikë është për t’u thyer. Këto janë gjëra që i ka futbolli, po ashtu edhe ne prej gjashtë ndeshjesh nuk kemi pësuar humbje, Elbasani është një skuadër që duhet vlerësuar maksimalisht dhe unë kam respekt për kundërshtarin, po ashtu ata kanë lojtarë me eksperiencë që e njohin kampionatin shqiptar. Ata kanë pësuar katër gola, është një ekip kompakt, dhe e dinë mirë cfarë duan dhe cfarë kërkojnë.  Të gjitha ndeshjet e tyre kanë qenë shumë të forta, por cdo skuadër ka idetë e veta.

Po kemi patur të impenjuar katër lojtarë me ekipet përfaqësuese. Kanë qenë jashtë procesit tanë stërvitorë, në përfundim të seancës stërvitore do të vulosë 11 lojtarët që do të jenë në formacion. Ismaili ishte impenjuar me përfaqësuesen e Kosovës në Lituani dhe ka patur njuë udhëtim të gjatë, dhe shumë pak është stërvitrur me skuadrën. Hadroji gjithashtu ishte në Gjeorgji, ka patur një udhëtim të gjatë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)