E detyroi njeri që të lironte ”të fortët”?/ SPAK merr me urgjencë në pyetje gjyqtaren Hoxha

Është shoqëruar mesditën e sotme nga ambientet e paraburgimit për në Prokurorinë e Posçme gjyqtarja e arrestuar e Krujës Enkelejda Hoxha. Ajo do të merret në pyetje nga prokurori Altin Dumani në lidhje me akuzat e ngritura nga ana e SPAK.

Por, edhe përsa i përket pretendimeve të familjarëve të saj se ajo është ndikuar nga persona të tretë për dhënien e vendimeve që ajo ka marrë për lirimin e personazheve te njohur të botës se krimit.

Babai i gjyqtares Hoxha tha të shtunën se vajza e tij nuk ka çuar para në banesë, dhe fle në një krevat me dërrasa së bashku me djalin e saj autik, i cili kërkon kujdes të vazhdueshëm.

Ai tha se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike, dhe aludoi se e bija mund të jetë detyruar nga persona përmes kërcënimit në marrjen e vendimeve të caktuara.

Pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku, dhe kryesekretares së kësaj gjykate Manuela Mallkuçi, Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet edhe në tjetër pistë.

Hetuesit e SPAK janë duke verifikuar edhe transferimet që janë bërë vitet e fundit të të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës.

Gjithashtu burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije për Faxweb.al se hetimet janë shtrirë edhe për transferime që janë bërë në disa burgje të tjera të vendit, nëse ka pasur shkelje apo jo.

Ndërkohë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur hetim disiplinor për të gjitha lirimet që janë bërë së fundmi.

Burimi: Faxweb

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025