E BUJSHME/ Tirana tenton të transferojë ish-kapitenin e Vllaznisë, drejtori i klubit udhëton drejt… (FOTO)

Erdenis Gurishta është një nga futbollistët që ka lënë shenjë në vitet e fundit në Superiore. Mbrojtësi shkëlqeu me Vllazninë duke u cilësuar si një nga anësorët e djathtë më të mirë në Shqipëri.

Vjet u transferua në Bullgaria te CSKA 1948 ku firmosi për 3 vite, por përpara se të finalizonte këtë lëvizje, kishte kontakte direkte me Tiranën e Partizanin. Bardheblutë i bënë edhe një ofertë zyrtare, por nuk u arrit gjuha e përbashkët.

Këtë merkato, Tirana do t’i nënshtrohet një revolucioni drastik që sigurisht prek edhe mbrojtjen, pikën më të dobët këtë sezon. Gurishta ditën e sotme ka patur një takim me drejtorin e medias të bardhebluve, Erjon Allarajn.

“Gjithmonë kënaqësi të të takoj vëlla”, shkruan Allaraj në InstaStory-n e tij. Një takim që sigurisht ndez zërat e merkatos me të dyja palët që dikur kanë qenë shumë pranë ‘martesës’.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)