E BUJSHME! Napoli nis negociatat me mbrojtësin e Kombëtares, në Itali shkruajnë: Menaxheri i tij pritet të mbyll marrëveshjen

Shqiperia

Lajm i bujshëm vjen nga Italia, Napoli dëshiron shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli. Drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij.

“Napoli24″ në një artikull të publikuar shkruan: “Këto janë shqetësimet e para, sepse fillimisht duhet të plotësojmë një sërë boshllëqesh tashmë të dukshme, mungon një qendërmbrojtës dhe po përflitet se Serxhio Mezi, menaxheri i Ardjan Ismajlit, ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Napolit për të mbyllur marrëveshjen”. Pritet të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodh.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave