E BUJSHME! Klubi i Kategorisë së Parë firmos me Mirel Josën dhe dy lojtarë, kërkohet ngjitja në Superiore

Ky sezon për Besën e kavajës mund të konsiderohet i dështuar. Ekipi kavajas ia doli të sigurojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë vetëm në sfidën e “Play-Off”. Drejtuesit nuk dshirojnë që një situatë e tillë të përsëritet, ndërsa janë “lodhur” të qenurit vetëm në Kategorinë e Parë.

Kështu klubi me në krye Nexhat Bizhdilin kanë nisur që nga trajneri për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Një emër i njohur për Besën, teksa drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me Mirel Josën sipas “Futbolli në Shqipëri”.

Palët kanë rënë darkort mes tyre dhe tashmë 61-vjeçari do të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Objektivi është ngjitja në Superiore dhe pikërisht për këtë kavajasit kanë arritur akordin edhe me dy futbollistë “big”.

Bëhet fjalë për Mentor Mazrekajn dhe Jurgen Goxhajn. I pari fitoi titullin me Strugën, ndërsa mbrojtësi ishte pjesë e Bylisit. Prenzantimi i tyre pritet të bëhe ditën e sotme në ambinetet e Bashkisë, teksa ndeshjet e këtij sezoni do t’i luajnë në Rrogozhinë.

Related posts

Shumë pak mbijetojnë në Vlorë/ Ja futbollistët që priten të rinovojnë me Flamurtarin

Ishin drejt largimit nga Vllaznia, dy lojtarët bindin Edi Martinin të qendrojnë

Milan “flet shqip”, Igli Tare sjell te klubi kuqezi mesfushorin me origjinë shqiptare