E BUJSHME/ Jasir Asani drejt La Liga-s, zbulohet klubi që interesohet për sulmuesin e Kombëtares

Jasir Asani është në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve të mrekullueshme me kombëtaren e Shqipërisë. Mëngjërashi pritet të largohet nga Korea e Jugut në merkaton e dimrit, ndërsa shumë klube janë vënë në ndjekje të tij. Vetë ai nuk ka preferuar të japë emra konkretë.

Por, së fundmi është gazetari Arlind Sadiku që ka zbuluar një nga ekipet që ka shfaqur interes për të. Bëhet fjalë për Celta Vigon, klubin spanjoll që është pjesë e La Liga-s.

Spanjollët e duan mëngjërashin me çdo kusht në skuadër, megjithatë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Gjithashtu raportohet se oferta në drejtim të tij ka edhe nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite.

Kujtojmë që në Spanjë luan edhe Myrto Uzuni, i cili është pjesë e Granada-s po në La Liga. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim.

Related posts

Vllaznia

E FUNDIT/ Vllaznia drejt shpërbërjes, pas Osmanit klubi mbyll bashkëpunimin me Brdaric

Tefik Osmani

“Së bashku e nxorrëm nga lufta për mbijetesë”, Tefik Osmani zbulon arsyet e largimit nga Vllaznia: Në kontratë kisha…

Dinamo

Dinamo në vazon e dobët të Conference League, Ilir Daja kërkon përforcime