E BUJSHME! Ernest Gjoka rikthehet në pankinë, firmos me skuadrën që po lufton për titullin kampion

Ernest Gjoka

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkupit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, bardheblutë i besojnë eksperiencës dhe mentalitetit fitues të teknikut kryeqytetas për tu kthyer në majën e futbollit maqedonas, pas një starti shumë të dobët të kampionatit. Kryeqytetasit janë në vendin e dytë me 55 pikë, tre distanca më larg se Shkupi kryesues.

Ernest Gjoka duhet ti japë një impuls tjetër skuadrës në pesë javët e mbetura, dhe nëse hendeku prej 3 pikësh ndaj Strugës qendron kështu, atëherë llogaritë do të bëhen javën e fundit kur dy skuadrat do të zhvillojnë përballjen direkte Në klubin e Maqedonisë së Veriut, 54-vjeçari do të zëvendësojë një personalitet si Mladen Žižović, që ka kontribuuar fort në ngritjen e reputacionit të klubit nga Shkupi. Gjoka bëhet kështu një tjetër trajner që i bashkohet kolonisë së shqiptarëve, madje duke sfiduar edhe një strateg si Shpëtim Duro që është pjesë e Strugës.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)