E BUJSHME!!! Elton Marini dhe Colella bashkohen sërish, do të jenë pjesë e skuadrës së Superiores

Elton Marini është drejtori i ri sportiv i Erzenit. Burime të besueshme pranë klubit shijakas tregojnë për Newsport.al që ai do të jetë në krye të merkatos në këtë sesion të “hyrje-daljeve”. Eksperienca e fituar me Partizanin në këtë post drejtues, por edhe njohjet me futbollistë të shumtë, e kanë bërë atë të ishte kandidatin potencial, që në fund ia ka dalë të bëhet drejtor sportiv i shijakasve.

Edhe pse zhvillimet kanë qenë të shumta në kupolën drejtuese, teksa ende s’është vendosur përfundimisht se kush do të jetë president i Erzenit, siç duket puna për plotësimin e organikës ka nisur me Elton Marinin në krye.

Gjithashtu të njëjtat burime tregojnë se fare pranë pankinës së shijakasve është edhe trajneri Giovani Colella. Ky i fundit arriti të fitonte titullin kampion me Partizanin dhe në edicionin e ri s’do të jetë çudi ta shohim sërish në Superiore. Pritet të shihet se çdo të ndodhë në kampin shijakas teksa kanë mbetur më pak se 3 javë nga fillimi i edicionit të ri futbollistik.

Related posts

Gaz Demi në hall, shkarkimi i Milinkovic i kushton shtrenjtë financave të Partizanit

Teuta prek Final-Four, mjafton një autogol për mposhtur Bylisin (video)

“Vora meriton respekt”, Bellaji akuzon keq gjykimin: Urdhëronin lojtarët e Egnatias, nuk është nevoja që…