E bujshme! Drejtori sportiv i Juventusit do të ndjekë në stadium Shqipëri-Kili, në fokus lojtari kuqezi që spikati në kualifikuese

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj është në fokusin e Juventus. Është ky lajmi i bujshëm që publikon “Tuttosport”, një media shumë pranë klubit bardhezi. Drejtori sportiv i Juves, Cristiano Giuntoli kërkon të bëjë një lëvizje në repartin difensiv dhe në miqësoren që Shqipëria do të luajë më datë 22 mars në Tardini të Parmës kundër Kilit, do të vëzhgojë me kujdes paraqitjen e Mitaj.

Mbrojtësi u transferua tek Lokomotiva e Moskës, në Rusi verën e vitit 2022 për shifrën e tre milionë eurove nga Aek-u i Athinës ndërsa tashmë kartoni i tij vlerësohet diku te pesë deri në gjashtë milionë euro.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë padyshim që për Mitajn do të ishte shansi i karrierës pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të rëndësishme të Italisë dhe Europës.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore