Sokol Bregu ka folur për vdekjen e Raphael Dwamenës, i cili u nda nga jeta pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes me Partizanin. Gazetari ishte i ftuar në emisionin “Top Story”.
Ndërkohë, ai tregoi një prapaskenë duke zbuluar se Lorik Cana kishte luajtur në Europianin e Francës me të njëjtin problem si Dëamena. Sipas Bregut ai vendim i kapitenit bëri që ta linte me pasoja të mëdha, teksa edhe sot merr mjekime për zemrën.
Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamenën gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë. Dwamena ishte shumë koshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte.
Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregonte një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.
Nuk ja tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.