E bija i tha se nuk është “single” dhe se është e dashuruar me…/ Shikoni si reagon Ilir Shaqiri për deklaratën e vajzës (VIDEO)

Edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka qenë mjaft i komentuar. Kjo jo vetëm për raportet me ish banorët e tjerë por dhe për jetën personale. Gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë së famshme, një vëmendje të madhe mori dhe bashkëshortja dhe vajza e tyre, Emily.

Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, balerini është treguar shumë i rezervuar. Së fundmi, Emily i ka bërë një “rreng” të atit. Teksa është pyetur nga ndjekësit nëse është beqare, Emily i është përgjigjur pyetjes përmes një videoje ku shihet pranë Ilirit dhe mamasë së saj.

Me shaka, ajo thotë se është në një lidhje ndërsa më pas e kthen kamerën nga babai i saj për të parë se si do të reagojë. I habitur, Iliri e pyet se me kë. Në atë moment, Emily kthen telefonin nga macja e saj. “Ai momenti kur qesh nga halli”, shkruan balerini.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…