Dzeko fundos Napolin dhe rihap kampionatin: humbja e parë për Spallettin (video)

Interi i shkakton humbjen e parë sezonale Napolit në Serinë A dhe ndez garën për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mori tri pikë të arta duke qëndruar në top-4 me diferencën me Napolin që shkon në tetë pikë. Golin e vetëm të përballjes së “San Siros” e realizoi Edin Dzeko.

Zikaltrit kaluan në epërsi në minutën e 56-të falë goditjes së saktë me kokë të sulmuesin veteran boshnjak, por meritë e veçantë ka Dimarco me atë krosim perfekt nga e majta e sulmit, që gjeti pikërisht shokun e skuadrës, që i shpëtoi mbulimit të Acerbit, 1-0.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, fale edhe cilësisë së Onanës, që i mohoi golin Raspadorit në minutën e fundit të takimit.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit