Dy vjet pa fituar ndaj Teutës, Egnatia gati të thyejë “mallkimin”, Tetova: Këtë herë triumfon ekipi im

Edhe pse luan me Teutën e vendit të fundit në renditje, Egnatia pritet të ketë një transfertë të vështirë, pasi durrsakët kanë rezultuar gjithmonë “kockë e fortë” për rrogozhinasit. Egnatia nuk fiton prej shatë ndeshjesh radhazi, suksesi i fundit i ekipit rrogozhinas daton më 23 dhjetor të vitit 2021, në atë fitore 1-2 me dy golat e Artur Maganit.

Edlir Tetova u shpreh se ka ardhur momenti të thyejnë tabunë e rezultateve me Teutën. “Jemi vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Teuta na ka vendosur gjithmonë në vështirësi. Jam i kënaqur me performancën e skuadrës gjatë javës në stërvitje dhe në këto kushte, do të futemi në fushë për maksimumin me qëllim për të vijuar me rezultatet pozitive. Ne vlerësojmë çdo kundërshtar dhe së bashku me futbollistët që kam në dispozicion mundohemi të përgatitemi maksimalisht.

Jo vetëm Teuta, por çdo ndeshje ashtu si çdo ekip ka objektivat e tij dhe mundohet të marrë sa më shumë pikë. I arrijnë apo ajo objektivat, është fusha ajo që e tregon. Kështu që nuk i druhem aspak Teutës sepse ne kemi objektivat tanë dhe do përpiqemi të bëjmë lojën tonë.” Përfundoi Tetova.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës