Dy javë asnjë fitore, Dinamo e ka me gjykimin; ankesë zyrtare në FSHF për arbitrat

Vetëm dy javë kampionati të luajtura dhe te Dinamo ka një çështje me gjykimin. Mësohet se klubi kryeqytetas, pas ndeshjes me Bylisin, ku humbi 1-0, do të bëjë një ankesë zyrtare në FSHF për padrejtësitë e gjykimit në këto 180 minuta. Pas humbjes me Egnatian në javën e parë ishte presidenti Adrian Bardhi që ngriti zërin ndaj kryesorit Eldorjan Hamiti për penalltinë e dhënë kundër bluve, si dhe një rast shumë të dyshimtë kartoni të kuq për kundërshtarin.

Në Ballsh, rastet ku blutë pretendojnë se janë dëmtuar nga kryesori Florian Lata, janë më të shumta. Ata i referohen më së shumti një kartoni të kuq të padhënë për një mbrojtës të Bylisit dhe golit të anuluar të Qardakut për prekje me dorë të topit.

Të bindur se Dinamo është penalizuar në të dyja ndeshjet e këtij kampionati nga “xhaketat e zeza”, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur që të bëjnë një ankesë zyrtare në FSHF për këtë çështje.

Related posts

Emmanuel Ernest transferohet në Algjeri, Tirana përfiton shumën e majme (SHIFRA)

Edon Zhegrova lojtar i Juventusit, sulmuesi pritet me flamurin e UÇK-së nga tifozët bardhezi (VIDEO)

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë