Dy humbjet radhazi… Tirana, po tani?

Tirana nuk arrin të ngrejë kokë, madje edhe më keq, katër humbjet e pësuara në 5 ndeshjet e fundit e kanë zbritur tashmë -6 nga kreu i renditjes. Ajo që vret edhe më shumë është mënyra si rrëzohen bardheblutë në dy ndeshjet e fundit: herën e parë sapo kishin barazuar në shtesë dhe lejuan pas 60 sekondash kapitullimin e në të dytën shpenzuan dy gola avantazh për tu mundur në shtëpi 2-3.

Dy humbje radhazi nuk u konsideruan të pranueshme për ambicjet e klubit dhe zyrtarisht ishin shkaku i shkarkimit, pezullimit, për të qenë më të saktë, të Orges Shehit. Çështja është se ai ndryshim teknik që presidenti i bardhebluve Refik Halili e quajti zgjedhjen më të mirë, të sugjeruar edhe nga këshilltarët e tij, si e pranoi vetë, nuk ka ndryshuar asgjë, madje e ka përkeqësuar. Humbjet në derbi janë ato për të cilat asnjë tifoz i Tiranës nuk pranon justifikime.

E tani erdhi përmbysja me Egnatian. Jo një e cfarëdoshme, por kryesuesja e Superiores, që e çoi diferencën mes tyre në 6 pikë, e për më tepër duhet patur parasysh se nëse Partizani fiton rikuperimin e ndeshjes së javës së parë të kampionatit me Teutën, distanca do të jetë 7. Sa për llogari, me një shikim prapa, ndeshjet e humbura radhazi janë dy. Ekzaktësisht numri që shkarkoi teknikun kampion e nënkampion. Kështu që te Tirana është normale të ngrihet pyetja: Po tani?

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit