Dy grupe të armatosura përballen në një kënd lojërash/ Publikohen pamjet dramatike nga Turqia

Në një përleshje të armatosur mes dy grupeve të të rinjsh në një kopsht të fëmijëve ka shkaktuar plagosjen e dy personave.

Në konfliktin e armatosur të ndodhur në një kënd lojërash në lagjen Gebze të Kocaelit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ato momente janë regjistruar me kamër të telefonit.

Ndërsa njëri nga grupi ka hapur zjarr në krahun tjetër me armë gjahu, një person tjetër ka qëlluar me armë në drejtim të personave me të cilët po ziheshin, raporton t24.

Ndërsa plumbat fluturonin në ajër, K.K dhe një person tjetër i paidentifikuar janë plagosur në trup.

Menjëherë në vendngjarje janë dërguar ekipet mjekësore dhe policia. Dy të plagosurit janë dërguar në spital pas ndihmës së parë të ekipeve mjekësore.

Policia turke ka nisur punën për arrestimin e të dyshuarve të tjerë dhe sjelljen para organeve të drejtësisë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Shkaktuar nga shembja e një Ajsbergu/ Ja vendi më i IZOLUAR në botë!