Dy gra maskohen si gjyshe për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Skema e maskimit si “gjyshe” si duket nuk shkoi edhe shumë larg.

Dy gra në Florida u veshën si “gjyshe” në një përpjekje për t’u vaksinuar kundër COVID-19, deklaruan zyrtarët e shëndetit të enjten.

Veshja e tyre e çuditshme përfshinte, “mbulesat, dorezat, syzet – të gjitha”, tha Raul Pino drejtori i Departamentit të Shëndetësisë së Floridas në Orange County.

Punëtorët në qendrën e vaksinimit “Orange County Convention Center” vunë re se gratë “dukeshin qesharake” dhe i ndaluan ato para se të mund të vaksinoheshin, deklaroi Pino.

Përveç kësaj, gjithashtu u raportua edhe një problem me ID-të dhe patentat e shoferit që ato siguruan.

Bëhet e ditur se dyshja kishte shkuar për dozën e dytë të vaksinës, dhe me këtë rast Pino thotë se nuk e dinte se si ia dolën herën e parë dhe mbetet e paqartë nëse të dyja përdorën të njëjtën skemë.

“Unë nuk e di se si shpëtuan për herë të parë”, deklaroi ai.

Incidenti iu dorëzua autoriteteve lokale, të cilët lëshuan paralajmërime për shkelje në drejtim të tyre.

Autoritetet deklaruan se njëra nga gratë ishte 44-vjeçare dhe tjetra ishte 34-vjeçe.

Në Florida, vetëm personat e moshës 65 vjeç e lart, punonjësit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të kujdesit dhe stafi kanë të drejtë të vaksinohen për momentin.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Shkaktuar nga shembja e një Ajsbergu/ Ja vendi më i IZOLUAR në botë!