Dy golat e pësuar dhe humbja me përmbysje, Orges Shehi: Mbrojtja duhet ta zgjidhte më mirë, do punojmë nesër për Vllazninë

Partizani zhgënjeu në shtëpi teksa u mposht nga Laçi me përmbysje 1-2. Orges Shehi vazhdon kështu rekordin negativ ndaj Mirel Josës dhe në përfundim të ndeshjes dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Sot humbëm pasi shpërodruam shumë, filluam duke i dhënë zemër kundërshtarit. Hymë në presion duke humbur raste. Duhet të bënim më mirë në mbulim dhe përqëndrim në zonë. Të qajmë mungesat është e pavëndë. Kishim ndeshjen në dorë dhe të vjen keq për këtë pasi patëm shumë raste para portës.

Duhet ta zgjidhnim më mirë vendosjen në mbrojtje. Na vjen keq që humbëm, por do të mësohemi me këto situata. Na ngelet për të punuar për gjërat e mira. Futbolli kështu është, e humb ndeshjen edhe kur s’e meriton. Golat na erdhën nga butësia jonë. Egoizimi apo shpërdorimi i rasteve, kush ndikoi më shumë? Janë të lidhura të dyja, por shpërdorimi i rasteve fut në presion skuadrën. Nuk i vejmë gishtin lojtarëve. Duhet të fokusohemi e të ndërgjegjësohemi. Kalendari i tillë është, do punëojmë që nesër për ndeshjen e Kupës, pastaj për Vllazninë.”

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit