Dy gola, kartona dhe tension, Partizani-Egnatia mbyllet mes polemikave (video)

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në supersfidën e javës së 16-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin të kuqtë me anë të Cristian Mba, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të. Kështu, Partizani mbylli pjesën e parë në avantazh minimal.

Me nisjen e pjesës së dytë, Egnatia u tregua më kërkuese. Megjithatë polemikat filluan në minutën e 85-të, kur Partizani pretendoi për penallti. Aty trajneri Veselinovic nuk mbajti dot nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që pjesën e mbetur të ndeshjes ta ndiqte nga tribuna.

Kur u mendua se gjithçka mbaroi, Bakoyoko shënoi një supergol duke rikthyer baraspeshën, ai hoqi fanelën dhe shkoi duke festuar tek tifozët e Partizanit. Pikërisht për këto dy veprime, ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe la të tijët me 10 lojtarë.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në krye me 29 pikë. Në krahun tjetër, me 27 të tilla, Egnatia mban vendin e 3-të.

Related posts

Partizani pa identitet, bllokohet ndaj Vorës, Egnatia-Vllaznia krijojnë spektakël (video)

“Të shqyrtohet nga organet kompetente”/ Lushnja në vendin e parafundit, Bicaj kapet me gjykimin: Na u mohua një penallti e pastër

Vllaznia, rikthim me peshë në mbrojtje ndaj Egnatias (FORMACIONI I MUNDSHËM)