“Duhet t’i shtoj dhe një kallash…”/ Vis Pupa i bën dhuratën e veçantë vetes për festat e nëntorit (VIDEO)

Aktori i dashur i humorit, Elvis Pupa, për festat e nëntorit ka zgjedhur që t’i bëjë një dhuratë të veçantë vetes.

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë një tatuazh në krah. Ai ka vendosur që të bëjë simbolin e flamurit tonë, shqiponjën.

Elvisi ka postuar një video në “Instastory”-n e tij teksa e ndan me të gjithë momentin që po bën tatuazhin, dhe duket shumë i lumtur për zgjedhjen.

“E shikoni se çfarë i bëra vetes për 28 nëntor, vazhdo vazhdo, jepi i çik duarve se na kapi data 29 dhe më duhet ti shtoj një kallash pastaj”, dëgjohet të thotë Vis Pupa në videon në fjalë.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)