“Duhet të shpëtojmë sezonin”/ Redi Veriu i jep zemër Besës pas golit dhe fitores me Skënderbeun: Kjo skuadër do të kthehet…

Skënderbeu pësoi një humbje surprizë përballë Besës në Korçë me shifrat 0-1. Një disfatë e tillë bëri që ekipi korçar të luftojë në javën e fundit të sezonit ndaj Lushnjes për të fituar e për të ngritur trofeun e Kategorisë së Parë. Për “Ora News”, ka folur autori i golit të vetëm Redi Veriu. Sulmuesi u shpreh i lumtur për këtë sukses, ndërsa nënvizoi se në Korçë skuadra shkoi me synime të qarta.

“Skënderbeu nuk kishte asnjë humbje me trajnerin e ri. Ne shkuam me synime të qarta, vetëm tre pikët na bënin punë. Duhet të shpëtojmë sezonin dhe të mos kapim Play Out, megjithëse me pak fat mund të shkojmë në Play Off.

Kemi lënë shumë pikë rrugës, pa arritur që të shënojmë. Karriera ime është me ulje-ngritje, por gjëra të mira po vijnë përpara. Gugash Magani është një trajner që nuk na transmeton presion, është profesionist. Në Kategorinë e Parë kishte një mini Superligë këtë sezon. Besa do të kthehet shumë shpejt atje ku e ka vendin, në Superiore”, tha Veriu.

Related posts

Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

TË GJITHË NË KËMBË! Ernest Muçi realizon golin e vitit me Besiktas, sulmuesi lë shenjën në Kupën e Turqisë (video)

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon