“Duhet të futemi në fushë me besim në aftësitë tona”/ Orges Shehi flet për shortin e Conf.League: Kemi shanset tona, nuk duhet të mendojmë…

Tirana vazhdon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë së Veriut përpara debutimit në Conference League. Orges Shehi ka në dispozicion një skuadër shumë të ndryshuar në krahasim me sezonin e kaluar, por me kualitete shumë të rëndësishme. Gentian Selmani, Erhun Obanor, Gledi Mici, Albi Doka e Kaina Nunes e kanë bërë teknikun bardheblu optimist për sezonin e ri. “Jam i gëzuar se kemi afruar lojtarë me eksperiencë, lojtarë të cilët dinë se si fitohen trofetë”, nis rrëfimin e tij për RTSH Sport numri një i pankinës bardheblu.

Dinamo Batumi është kundështari që i kanë nxjerrë goglat e hedhur në Nynon përballë Tiranës, e nëse 26 herë kampionët kalojnë, në raundin e dytë i pret Besiktas. Ndoshta mendja shkon menjëherë te gjiganti turk, por Shehi përqendrohet fillimit te formacioni gjeorgjian, një skuadër që punon me lojtarë të nivelit të lartë, si Kvaraskhelia, përpara se të tranferohej te Napoli. “Nuk duhet të mendojmë për Beshiktashin pasi në fillim kemi Dinamon e Batumit. Mendoj se duhet të futemi në fushë me besim në aftësitë tona dhe nuk duhet të futemi si të dorëzuar. Kemi shanset tona dhe do të bëjmë të pamundurën për të kaluar turin”, pohoi Shehi.

Tani Tirana është e përqendruar te dy emra në merkato, Hoxhallari e Batha, kjo për faktin se Shehi, për RTSH Sport ka zbuluar se ka kërkuar specifikisht një lojtar në rolin e mesfushorit. “Me largimin e Aleksit po shikojmë me mjaft kujdes merkaton për të përforcuar atë pozicion të fushës. Sigurisht do të ishte optimal fakti që të nisim kampionatin me role të dubluara”, tregon tekniku durrsak.

Të dy profilet mund t’i shërbejnë kërkesës së teknikut, sepse edhe nëse vjen Hoxhallari, atëherë Najdovski mund të spostohet në atë repart. Tirana do të qendrojë në Ohër deri në 5 korrik, kur do të kthehet në kryeqytet.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit