Duhet njëri i besuar dhe të mos tregojë sekretet familjare, Ronaldo kërkon personel për vilën më të kushtueshme në vend: paga bazë 6mijë €

Rreth nja dy muaj më parë Cristiano Ronaldo bleu vilën më të shtrenjtë në Portugali. Objekti luksoz ndodhet në rajonin Cascais. Vlera aktuale është 11 milionë dollarë, por sapo të përfundojnë ndërhyrjet do të rritet në 21 milionë. Gjithcka duket mirë, por ka një problem të vogël, nëse mund të quhet kështu. Mungon personeli dhe CR7 dhe Georgina janë në kërkim të stafit që duhet të kujdeset për vilën luksoze trekatëshe.

Sigurisht nuk është dicka e thjeshtë ta bësh, mjafton të përmendësh se ajo ka një kopsht 3000 m2. Pastaj është një pishinë e brendshme dhe një e jashtme dhe një garazh të madh për koleksionin e tij të madh të makinave. Konkretisht, CR7 dhe Georgina janë në kërkim të një mazhordomi, një kuzhinier dhe figura të tjera profesionale. Paga? Duke filluar nga 6000 euro në muaj…

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit