“Duhen lojtarë labë te Flamurtari”/ Rrapo Taho i tregon kuqezinjëve rrugën e suksesit: Idrizi do të bëjë…

Rrapo Taho “skanon” Flamurtarin. Ish-mbrojtësi tregon që të gjitha gabimet që u bënë sezonin e fundit dhe që sollën edhe dështimin. Në krye të listës vendos mungesës së përgatitjes fizike, por edhe ndryshimet në stol.
Legjenda e futbollit, jep edhe disa këshillë për merkaton. Pret nga drejtuesit të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet që po bëjnë dhe mendon se zgjidhje do të ishte një bosht me “labë”…

“Tani është periudhë merkatoje dhe nuk e dimë se çfarë plani ka presidenti. Mendoj vetëm diçka, nuk duhet të gabojmë si një vit më parë. Sigurisht që Idrizi do të bëjë maksimumin për këtë merkato, pasi këtu nis gjithçka. Duhet një skuadër me sa më pak lojtarë të huaj.

E mira do të ishte që të kishim boshtin e skuadrës me lojtarë vlonjatë. Po u realizua kjo gjë, është edhe më e suksesshme. Vlonjatët ndiejnë edhe përgjegjësinë e fanellës. Kështu që, mendoj se do të ishim më të suksesshëm me lojtarë vendës.”

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit