“Duam Kupën dhe vendin e tretë”/ Renato Malota kërkon të bëjë historinë me Egnatian: Vetëm një ekip na ka ardhur hakut

Egnatia është padyshim skuadra surprizë e këtij edicioni në Superiore, Loja dhe rezultatet e kanë bërë skuadrën rrogozhinase në nga më të spikaturat e këtij edicioni dhe ajo duket shumë pranë arritjes së objektivit të kualifikimit për herë të parë në histori në turnetë ndërkombëtarë. Mbrojtësi i rrogozhinasve, Renato Malota ka treguar pritshmërinë dhe objektivat që ka në këtë klub.

“Të them të drejtën deri diku po bëjmë një sezon të mirë. Që në fillim ekipi është ndërtuar për lart, objektivi që në fillim ishin Kupat e Europës. Kemi ardhur në një pikë të kampionatit ku jemi brenda objektivave, na presin edhe 7 finale, 5 nw kampionat dhe 2 në Kupë për të arritur objektivat. Jemi të kënaqur, por me këmbë në tokë që të arrijmë objektivat. I vetmi ekip që na ka ardhur hakut është Tirana, na ka mundur 4 herë, është i vetmi ekip. Nuk kemi pasur fat, nuk na ka ecur fare me ta.

Kupën apo vendin e tretë? Të dyja, se jemi shumë afër. Është normalisht shumë e vështirë se të gjithë nuk na shohin më si Egnatia ekip mesatar, por me potencial dhe na druhen të gjithë. Është problem për ne, se ekipet që të mbrohen është shumë e vështirë t’u shënosh gola. E dimë çfarë do na presë në këtë drejtim, por edhe ne do të bëjmë tonën.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës