“Dua të shkojmë sa më larg në të dyja kompeticionet”/ Orges Shehi sfidon Kukësin në Kupë, zbulon alternimin Hoxha-Qirko

Partizani do të udhëtojë në Kukës për të sfiduar verilindorët në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30 në “Kukës Arena”.

Në prag të këtij takimi ka folur Orges Shehi, i cili ka theksuar se do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm. Ndër të tjera timonieri i të kuqve do të deklaronte se skuadra e tij do të luftojë në të dyja frontet pasi synon t’iu shkojë deri në fund.

KUPA-I gjithë përqëndrimi është nesër tek çerekfinalja. Ne jemi në fazë që edhe pak mbledhim frytet e sezonit. Dua të shkojmë sa më larg në të dyja kompeticionet e kemi vlerësuar ndeshjen e nesërme që është çerekfinale dhe duam gjysmëfinale. Kemi përqëndrim dhe vlerësim.

SKUADRA-Grupi është i plotë, do të mundohemi të bëjmë zgjidhjet më efikase, ndonjë lojtar mund të ketë pak elementin e ngarkesës. Mundohemi të freskojmë skuadrën. Kur futet edhe Kupa në mes, ne kemi një kontingjent të plotë për të pritur këtë ndeshje. Është mirë që ndonjëherë ndeshjet janë shpesh, skuadrës kundërshtare i ka ndryshuar edhe njëherë trajner. Uroj ti ecë mbarë atje ku ka shkuar sepse i injekton skuadrës grintë, për nesër mbetet të shohim.

PORTIERI-Pano është portieri më i mirë i kampionatit dhe klubi ka investuar tek ai, Albani ka eksperiencë mbi supe dhe prandaj e thërrasim në ndeshje të caktuar”, ka theksuar Shehi.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull