“Dua ta ndaj nga Ilnisa”/ HABIT konkurrentja e “Për’puthen”: Nëse do futesha në BB VIP 3 do të…

Konkurrentja e “Përputhen”, Gabriela Arapi, ka bërë një deklaratë të fortë teksa ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Ajo u shpreh se nëse do të hynte në “Big Brother VIP 3”, çifti që do të ndante është Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi.

Gabriela ka shtuar se përveçse e intrigon moderatori nga Kosova, gjithashtu do të bënte edhe bujë. Nga ana tjetër, Alesia Bami e ka konsideruar një përzgjedhje strategjike, pasi ajo do të trazonte ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Kosta: Në shijet e mija deri tani është Rike. Me atë do të isha lidhur edhe martuar.

 

Manushi: Alesia mirupafshim, unë dhashë dorëheqje, merre situatën në dorë.

Alesia: Gabriela, nëse do të jepej një mision që të hyje brenda shtëpisë së Big Brother dhe të ndaje një nga çiftet, cilin do të ndaje?

Gabriela: Kush është çift aty njëherë?

Alesia: Po mirë, ata që janë. Çift mund të quhen Ilnisa me Meritonin, Bardhi me Sarën, Romeo me Heidin.

Gabriela: Do të doja të ndaja Ilnisën me Meritonin.

Alesia: Pse kjo zgjedhje?

Gabriela: Më intrigon Meritoni.

Manushi: Jo mor jo, ka inat Ilnisën. Nuk ka lidhje fare me Meritonin.

Alesia: Zgjedhje e bukur.

Manushi: Mbaje veten ti goce. E paske dashur për vete Meritonin.

Alesia: Jo, zgjedhje e bukur sepse hynë me strategji. Duke ndarë këtë çiftin i bie të ketë bujë një çik me Ilnisën dhe automatikisht…

Gabriela: Bëjmë bujë një çik.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!