Dronë, fishekzjarre e muzikë/ Fansat e Luiz Ejllit s’pyesin për policinë, i afrohen shtëpisë në ‘BBV’ (video)

Disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të mbështetur Luiz Ejllin pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ka pasur nëse vuan nga një sëmundje e rrallë apo jo. Madje shumë prej tyre janë kujdesur që një ditë më parë të bëjnë thirrje në rrjete sociale për takimin pranë ambienteve të shtëpisë së Big Brother.

Fansat e Luiz Ejllit po protestojnë në mbështetje të tij, pas kritikave ndaj këngëtarit i cili deklaroi se ishte sëmurë, por pas disa analizave rezultoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu edhe banorë brenda shtëpisë e kanë kritikuar, dhe disa janë distancuar prej tij, megjithatë këngëtari ka pretenduar se “ka një anë tjetër të historisë”. Ndërkohë që po mbahet protesta banorët janë mbyllur nga produksioni brenda shtëpisë dhe është vendosur muzikë e lartë për të mos u dëgjuar zërat apo thirrjet e fansave të Luizit.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)