Dron nga Ekuadori për Kiara Titon? Historia e dashurisë që banorja la pezull para se të futej në Big Brother

Kiara dhe Luizi janë çifti i parë i krijuar në “Big Brother Vip Albania”. Dyshja ka fituar menjëherë zemrën e publikut, duke bërë për vete mijëra fansa. Dinamikat e tyre brenda shtëpisë janë kudo, në rrjetet sociale, lajme dhe thuajse në çdo emision, madje edhe në ato politikë. Por lidhja e tyre, që sot është në ditët e arta, nisi me shumë vështirësi.

Para se të bëhej pjesë e “Big Brother”, Kiara ka qenë ndër personazhet më hermetike sa i përket jetës private, duke folur publikisht vetëm për raportin që ka pasur me Butrint Imerin. Por pas zhurmës dhe bujës që kjo histori krijoi në media, ajo vendosi që t’i mbante gjërat e fshehta, sidomos një raport të ri që sapo kishte nisur. Me aq sa mund të mësonim, djaloshi në fjalë jeton dhe punon jashtë shtetit dhe nga miqësia e përbashkët është njohur me Kiarën.

Pas disa udhëtimeve në Tiranë, dyshja ka nisur të frekuentohet duke nisur një raport. Por duket se gjërat kanë ndryshuar me afrimin e saj me Luizin. Që para se të lidheshin, prezantuesja pranoi se kishte ndjenja për këngëtarin. Natyrisht që pas kësaj fjalie, raporti i saj jashtë shtëpisë tashmë ishte mbyllur. Ndonëse pa pasur mundësi të fliste me personin që frekuentonte, duket se e gjithë historia është mbyllur në momentin që ajo është afruar me Luizin.

Kaq mjaftoi që video të shpërndahej në rrjetet sociale, duke ngritur aludimet se në fakt Kiara kishte një partner jashtë. Ndërkohë, Arbër Xhaja, i cili gjatë “Big Brother VIP” të vitit të kaluar është pagëzuar edhe me emrin ‘Piloti i zemrave’, pak kohë më parë ka dhënë një intervistë ku rrëfeu për herë të parë pse produksioni nuk lejon surprizat për Luiz Ejllin.

Por jo vetëm, kaq. Gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Glamour Zone’, Arbër Xhaja zbuloi dhe sekretin e njërës prej banoreve. Ia vlen të përmendim që të gjitha vajzat këtë vit kanë konfirmuar se janë beqare, por njëra prej tyre ka gënjyer dhe ka një partner që e pret në Ekuador.

Shumë banorëve më është kërkuar që t’i bëj dedikime me parashutë nga fansat, përveç një vajze. Më ka shkruar një djalë, i cili ishte në Ekuador dhe më tha se dëshironte t’i bënte surprizë të dashurës së tij, e cila ndodhet në Big Brother”, u shpreh Arbër Xhaja.

Por kujtojmë se vajzës së parë që i erdhi një dron kur u bë kjo deklaratë ishte pikërisht Kiara Tito. Por duket se kjo pjesë e jetës së saj tashmë i përket së shkuarës, duke qenë se moderatorja ka nisur tashmë një lidhje me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli. Duket se Kiara ka filluar të shfaqë shenja xhelozie edhe pse në disa raste ka treguar se nuk është. Por së fundmi moderatorja u shpreh se Luizi është pak mistrec dhe i pëlqen të ngacmojë.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)