Drogë e municione/ Tre në pranga, mes tyre edhe kryeplaku. Policia jep detajet e aksionit

Tre persona jane arrestuar, mes tyre edhe kryeplaku, nderkohe qe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Policia e Korces ben me dije se ka finalizuar operacionin antikanabis koduar “Polena”.

Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”. Nderkohe qe jane sekuestruar fidanë kanabisi dhe municion luftarak.

NJOFTIMI 

Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Polena”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskop.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre.

Nga kontrollet e mëtejshme konkretisht në banesën e shtetasit I. Z., u gjetën e sekeustruan disa bimë të tjera të dyshuara kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi O. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Voskop, me detyrë kryeplak i fshatit Voskop, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territor dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024