“Ka lojtarë që nuk e bëjnë çfarë u them”, Dritan Smajli i nervozuar pas humbjes: Do ketë ndryshime!

Dritan Smajli

Iliria u mposht me rezultatin 2-0 nga Skënderbeu. Dritan Smajli tha fjalën e tij në përfundim të takimit. Trajneri i Ilirisë deklaroi pas ndeshjes:

Ka gjithë javën që e kisha përgatitur skuadrën, sidomos për minutat e para. Skënderbeu ashtu ka kërkuar edhe në dy ndeshjet e para. Ndonëherë mund ta përgatisësh ndeshjen shumë mirë, por nuk del, ky është pengu im. Pjesën e parë Skënderbeu nuk ka ardhur asnjëherë në pjesën e parë te goli përveç golit, për këtë përgëzoj djemtë.

Është nivel tjetër. Skënderbeu ka lojtar me shumë cilësi, që mund të zgjidhin situata të ndryshme. Linjën e majtë Skënderbeu e ka të fortë me Nasr, Estrelën dhe mbrojtësi që vinte për superioritet numerik. Na lind për detyrë trajnerëve për të punuar më tepër. Skuadra ka pasur vështirësi për të shënuar gol, prap e njëjta situatë, ndërkohë që ne punojmë. I themi lojtarëve duhet të bësh këtë në këtë situatë. Ka lojtarë që nuk e bëjnë, nga ndeshje të tjera do ketë ndryshime, situata të tjera. Po bëhen 3 ndeshje, mund të thuash që ke shkuar aty po nuk ke shënuar gol.

E kisha përgatitur skuadrën që ta presim Skënderbeun në bllok të mesëm, duke ditur cilësitë, dhe ta kapim më pas mbrapa. Kur humbet raste, çdo lojtar hy në mendim çfarë po ndodh dhe sikur u ik besimi. Na kanë ardhur shumë lojtarë, kemi edhe të huaj, ndoshta edhe komunikimi është pak i vështirë nga ana ime me një pjesë të lojtarëve. Skuadra po prodhon lojë, por pikët flasin ndryshe.

Nuk jam i kënaqur, në 3 ndeshje kemi shënuar vetëm 1 gol dhe pse jemi shfaqur te porta. Nuk kam si të jem i kënaqur, por lind punë jashtëzakonisht shumë e madhe që duhet të fokusohemi”, u shpreh Dritan Smajli për “RTSH”.

Related posts

“Abuzojmë shumë përpara porte”, Ernest Gjoka zbulon problemin e Skënderbeut: Është kampionat i vështirë

Skënderbeu likujdon Ilirinë, dy gola fundosin ekipin nga Fushë-Kruja (video)

Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, bllokohet ndaj Kukësit (video)