Dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin sportiv “Favorit” në T7 në Kosovë, ku ka folur për debatin në lidhje me lojtarët që zgjedhin Shqipërinë para Kosovës, apo për ata që lënë dardanët dhe vijnë të kuqezinjtë. Shakohoxha është shprehur se edhe i ndjeri, legjenda Fadil Vokrri, po të kishtë mundësinë do të luantë për Shqipërinë.
“Nëse e thërret ekipi kombëtar i Shqipërinë Afrim Tovërlanin dhe nëse e pranon, a është tradhtar apo jo? Edhe Vokrri do të luante për Shqipërinë po ta kishte mundësinë. Kjo është zgjedhje personale e tyre dhe duhet ta respektojmë këtë. Duhet të kemi se s’bën raporte të mira mes dy federatave”, tha ndër të tjera, Dritan Shakohoxha.
REAGIMI I PRESIDENTIT TË FEDERATËS AGIM ADEMI
Në Kosovë ka pasur një presion të madh për Etnik Brrutin pasi ky i fundit zgjodhi që të ishte pjesë e Shqipërisë. Brruti ka qenë pjesë e Kosovës U-21, por pas zgjedhjes së tij për t’u veshur kuqezi, trajnerët dhe opinionistë sportiv në Kosovë e kanë kryqëzuar lojtarin e Malishevës si të ishte duke bërë gabimin më të madh të jetës së tij. Një situatë tërësisht e çuditshme kjo ndërsa dardanët reaguan menjëherë me mbrojtësin e Prishtinës, Gallapenin, duke i ndryshuar mendjen pasi edhe ky lojtar do të vishej kuqezi.