Dritan Mehmeti kishte frikën e fushës, por e pësoi nga kartoni i kuq: Largimi i Gudiaby-s vendosi vulën, nëse do barazonim me penallti do të ishte tjetër…

Dritan Mehmeti

Dinamo u mposht në derbin me Partizanin duke pësuar një goditje në garën për Final Four. Blutë humbën me rezultatin 2-0, por shpërdoruan një 11-metërsh që mund t’u jepte barazimin në fund të fraksionit të parë. Pas ndeshjes trajneri Dritan Mehmeti dha prononcimin e tij për MCN TV.

NDESHJA-30 minutat e para duhet të ishim të përqëndruar, humbëm shumë dyluftime. Më vjen keq që reagojmë vetëm kur pësojmë gol. Duhet të përgjigjeshim njëjtë si Partizani duke qenë agresiv, komplimente atyre. Nëse do të barazonim me penalltinë do të kishte një tjetër lojë.

KARTONI I KUQ-Vula u vu me kartonin e kuq. Kur ishim inferior u menduam të ishim në ekuilibër duke shkuar te zona kundërshtare. Më pas pësojmë një gol me goditje standarte ku duhet të ishim më të përgjegjshëm. Nuk bëmë presion të mirë, Partizani ishte shumë më i vendosur për të fituar dyluftimet. Në 30 minuat e para duhet të ishim më të qetë në organizim kur dilnim para. Nuk arritëm të ishim në gatishmërinë e duhur lart, kjo ishte meritë edhe e kundërshtarit që bënte presing ultraofensiv.

PARTIZANI-Në situata të ndryshme skuadra e nisi jo aq mirë në aspektin psikologjik. Partizani e meritoi fitoren, ka kualitete. Ne u munduam të dilnim te loja jonë, mundësitë i kishim. Menaxhimi i 25 minutave të para ishte faktor kryesor. Nëse do të realizonim penalltinë dhe të mos merrnim kartonin e kuq do të ishte diçka tjetër.

FUSHA-Nuk ndikoi, ne në një fushë të tillë stërvitemi. Thjeshtë 30 minutat e para nuk bëmë mirë, më pas penalltia dhe kartoni i kuq. Presioni psikologjik ku në të tilla ndeshje ku duhet të bësh hapin e madh mendoj se ndikoi te lojtarët”, tha Dritan Mehmeti.

LEXO MË SHUMË: Partizani më në fund ka lojë dhe fitore, ndaj Dinamos vendosin Bintsuka dhe Keko; Denisson humbet 11-metërsh (video)

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës