Klubi nga Kosova “boshatis” futbollin shqiptar, transferon gjashtë lojtarë (EMRAT)

Drenica

Klubi i Superligës së Kosovës, Drenica ka prezantuar në rrjetet 12 afrimet në këtë merkato vere.

Mes tyre janë edhe futbollistë që kanë luajtur në Superiore. Anteo Osmanllari dhe Eneid Kodra te Partizani, Erisild Smaçi te Tirana, Indrit Prodani dhe Kristian Da Silva te Laçi që u rrëzua nga kategoria, Jeton Krasniqi ka qenë pjesë e Apolonisë kur ishte në Superiore.

 

POSTIMI I KLUBIT DRENICA

ZYRTARE: TRANSFERET KUQEZI 2025/26
Familja e FC Drenica rritet!
Këta djem bashkohen në FC Drenica për një sezon plot ambicie, energji dhe fitore!
ALTIN VOJVODA
ANTEO OSMANLLARI
CHRISTIAN DA SILVA
ENEID KODRA
ERISILDO SMACI
GRANIT JASHARI
INDRIT PRODANI
JETON KRASNIQI
KENAN HAXHIHAMZA
KESLIN SHANI
RONALDO CHACON
TIAGO GOMES
Profilet & prezantimet e veçanta i publikojmë në ditët në vijim.
Shihemi në stadium të dielën.
Tifozë KUQEZI, me ju në tribuna dhe këta djem, çdo duel është fitore!

Related posts

“Nuk pres ndeshje të lehtë me Teutën”, Milinkoviç flet gjithashtu për gjendjen e Partizanit: Gjatë kësaj jave të gjithë lojtarët ishin të gatshëm

E FUNDIT/ Zhgënjehet Juventus, Zhegrova bën prapakthehu sa i përket të ardhmes

Asnjë risi dhe surprizë në listën e Sylvinhos, Etrit Berisha vijon të jetë jashtë Kombëtares