Përplasje mes tifozëve të Vllaznisë dhe Elbasanit, gjashtë prej tyre e pësojnë nga policia (POSTIMI)

Drejtoria

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka njoftuar se gjashtë tifozë të Elbasanit janë proceduar penalisht, pas incidenteve në “Loro Boriçi”. Verdheblutë u panë dukë dëmtuar disa stola dhe po ashtu duke u përplasur me disa tifozë të Vllaznisë në distancë, pas humbjes 2 me 1.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 23 vjeç, K. K., 40 vjeç, L. P., 37 vjeç, E. S., 24 vjeç, E. Q., 23 vjeç dhe D. D., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 15.02.2026, në përfundim të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Vllaznia” dhe “AF Elbasani”, në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë shkatërruar disa ndenjëse dhe i kanë hedhur në fushën e lojës. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme në ambientet e stadiumit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”.

Related posts

“Jam shumë optimist”, ish-kapiteni i Turqisë dhe Besiktasit vlerëson Kristjan Asllanin

Dinamo ka harruar si të fitojë, Ilir Daja kërkon të gjejë “ilaçin” e shërimit

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin