Dramë për legjendën Hulk Hogan, rrezikon karrigen me rrota: “Nuk i ndjen më këmbët”

Nuk është një moment i mirë për Hulk Hogan, një nga legjendat më të rëndësishme në historinë e Wrestling WWE. Këtë e dëshmoi Kurt Angle, miku i tij i vjetër brenda dhe jashtë ringut. “Hulk i ka të prerë nervat në pjesën e poshtme të trupit. Ai nuk arrin ta ndiejë pjesën e poshtme të trupit të tij – tha Angle, i ftuar në një podkast. Ai ka vazhduar të rrëfejë me detaje, duke zbuluar se e ka parë duke ecur me bastun. Ai nuk ka asnjë dhimbje dhe nuk ndjen asgjë. Më vjen shumë keq. Ai vendosi zemrën dhe shpirtin e tij në biznes dhe kjo e përpiu”.

Heroi olimpik u fokusua në situatën në lidhje me Hulk Hogan. Legjenda e Wrestling u shfaq në WWE më 23 janar për mbrëmjen që festonte 30 vjetorin e Monday Night Raw. Kjo është edhe shfaqja më e gjatë e kompanisë më të famshme të Wrestling në botë. “Hulk nuk i ndjen më këmbët. E gjitha kjo ndodhi pas një operacioni në shpinë që nuk shkoi mirë”. Prandaj, Hogan rrezikon të përfundojë në një karrige me rrota. Hulkster, legjenda e WWE dhe simboli i viteve 80 dhe 90 deri në mbërritjen e tij në WCW (kompania rivale në atë kohë), do të mbushë 70 vjeç më 11 gusht. Një karrierë shumë e gjatë dhe – padyshim – plot dëmtime për Hogan. Hulk iu nënshtrua rreth 25 operacioneve kirurgjikale gjatë jetës së tij.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull