Drake i ka shpëtuar mrekullisht momentit kur një fans i hodhi librin në skenë, teksa ai ishte duke performuar, ditën e premte.
Reperit 36-vjeçar iu hodh libri i tij i ri me poezi por fatmirësisht Drake ka arritur ta kapë në kohë.
Por kjo nuk e ndali aspak artistin të bënte një paralajmërim për personin e papërgjegjshëm.
“Je me fat që jam i shpejtë. Në të kundërt do të të kisha rrahur keq”, dëgjohet të ketë thënë reperi në një video që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Duket se mania për të hedhur sende kundrejt artistëve në skenë nuk ka të ndalur.
Incidenti më i madh u konsiderua ai i Bebe Rexhës, ku një fans i hodhi telefonin në fytyrë, ku artistja përfundoi me një vetull të çarë.
Cardi B ishte nje tjetër “viktimë” e këtj veprimi, kundrejt të së cilës iu hodh një pije por që artistja iu përgjigj, duke e goditur me një mikrofon.
Drake catches book thrown at him on stage:
— Pop Crave (@PopCrave) August 19, 2023
“You lucky I’m quick.” pic.twitter.com/fwI5R3Gsgk