Dragan Stojkovic ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Serbia do të luajë në tokën shqiptare. Trajneri serb vlerësoi disa lojtarë të Kombëtares shqiptare, ndërsa tregoi fokusin te fitorja. Tekniku serb bëri të ditur se nuk ka dilema aktualisht, nëse gjendja e lojtarëe do të jetë e njëjta. Stojkovic deklaroi në konferencë për shtyp.
Pyetja e një gazetari serb ishte nëse tekniku po mendon të japë dorëheqjen në rast të disfatës ndaj Shqipërisë.
“Ne nuk e mendojmë kurrë, të paktën unë nuk e bëj. Do të fitojmë aq pikë sa meritojmë dhe kemi ardhur në Tiranë për të fituar, jo për të barazuar dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur. Nuk je normal kur bën këtë pyetje… Unë nuk e mendoj fare atë temë, kështu që nuk e di nga e ke marrë atë ide.
“Me të vërtetë mendoj që për atë që është luajtur në Europian, e kanë merituar. Kanë agresivitetin në fushë, për atë arsye të gjejmë ne një zgjidhje. Kam thënë për lojtarë që janë me kualitet, Strakosha i shkëlqyer, Gjimshiti.
Ata që duhet të dinë lojtarët tonë, e kemi përcjellë. Në video i kanë parë informatat e sakta. Besoj edhe ato të njëjtat përgatitje si natyra jonë. Nuk po mendoj në temën e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Serbisë. I kënaqur me lojtarët si janë sjellë në fushë. Do të presim edhe stërvitjen sot. Nëse do jetë gjithçka në rregull, formacioni do jetë ai që kam në kokë”, përfundoi Dragan Stojkovic