“Dosja Tropoja”/ Motra e Haklajve përfundon dëshminë në SPAK, akuzon Berishën për vrasjen e vëllezërve

Ka përfunduar pak më parë dëshminë e saj në SPAK Aishe Haklaj, motra e Fatmir Haklajt. Ajo është shprehur shkurtimisht në një prononcim për gazetarët se ka ende besim te Prokuroria e Posaçme, ndërsa falënderon mediet që kanë qenë pushteti i vetëm që ka mundur t’i drejtohet familja e saj.

“Me gjithë respektin e madh për mediat. Sepse ju keni kryer detyrën dhe keni qenë pushteti i vetëm që kemi munduar t’i drejtohemi. Tani besimi ynë është ende te SPAK. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka që duhet të ruhet.’”-tha Haklaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se motra e madhe e Haklajve është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme pasi së bashku me vëllain e saj të madh Muharrem Haklaj, çuan ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.

Në 2021 ajo erdhi në Shqipëri për të denoncuar Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Ajo tha se ka prova dhe dëshmitarë që dëshmojnë se Berisha është organizatori dhe vrasësi i vëllezërve Haklaj.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika