Dosja e inceneratorëve/ Lefter Koka kërkoi të lirohej nga izolimi, gjykata vendos për ish-ministrin

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka humbi sërish për të disatën herë përballë drejtësisë. I arrestuar prej më tepër se një viti, ish-funksionarit iu  refuzua kërkesa për t’u liruar dhe për të shkuar në shtëpi, ndonëse ai këmbëngul se ka probleme shëndetësore.

Gjykata e Posaçme e Apelit deklaroi sërish arrest me burg duke lënë në fuqi vendimin e masës së sigurimit personal njësoj si gjykatat e tjera që u vunë në lëvizje gjatë 2022 nga ish-ministri. Ish-zyrtari akuzohet nga SPAK për  shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në dy dosje të veçuara, për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Lefter Koka e ka pritur mbylljen e hetimeve në paraburgim derisa u dorëzua i pandehur së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako dhe një sërë nëpunësish anëtarë të koncensionarit dhe administratorë firmash. Sakaq në gjykatë ka mbërritur dhe një çështje e tretë, që ka si objekt kërkesën e Adriatik Doçit, i cili kundërshtoi mbylljen e hetimeve ndaj prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho, të akuzuar nga gazetari për shpërdorim detyre dhe zhdukje të akteve.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025