Dorjan Bubeqi heq dorë si drejtor sportiv te Besa, firmos si trajner me klubin e Kategorisë së Parë

Dorjan Bubeqi dhe Besa kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre. 45-vjeçari vetëm pak muaj më parë mori postin e drejtorit sportiv te kavajasit, pasi Mirel Josa mori drejtimin e ekipit.

Por kjo aventurë për Bubeqin zgjati vetëm pak dhe palët kanë ndarë rrugët me mirëkuptim mes tyre. Tashmë Bubeqi ka marrë në dorë “frenat” e Kastriotit.

45-vjeçari do të drejtojë kështu krutanët në sezonin e ri në Kategorinë e Parë dhe synimi kryesorë do të jetë sigurimi i një vendi në “Play-Off” për të tentuar më pas edhe ngjitjen në Superiore.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)