Donte të digjte Kuranin në rrugë ditën e Ramazanit, Britania e Madhe merr vendimin drastik për politikanin danez

Ministri i Sigurisë, Tom Tugendhat tha se Rasmus Paludan, themeluesi i partisë anti-islamike Stram Kurs, ishte shtuar në listën e vëzhgimit të Britanisë. Ngjarja ndodhi pasi Paludan u shpreh se po planifikonte të digjte librin e shenjtë të Kuranit në një shesh publik në qytetin West Yorkshire gjatë kësaj jave.

Paludan e mori iniciativën pasi katër nxënës në shkollën Wakefield u pezulluan për dëmtimin e një kopje të Kuranit. Në një video të postuar në Twitter të dielën, Paludan tha se do të udhëtonte në qytet për të “luftuar” kundër “forcave jodemokratike”.

Ai pretendoi se kishte ndërmend të digjte Kuranin të mërkurën që të përkonte me fillimin e Ramazanit. Paludan ka mbajtur disa demonstrata të mëparshme në të cilat libri i shenjtë i myslimanëve u dogj, disa prej të cilave çuan në demonstrata të dhunshme. Në janar, ai i vuri zjarrin një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Stokholm. Akti është bërë pjesë e një mosmarrëveshjeje diplomatike midis Turqisë dhe Suedisë, me Turqinë që tani bllokon kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Ministri i Sigurisë i tha Dhomës së Ulët të Parlamentit se ndërhyrja e tij ndodhi pasi shprehu shqetësimin për një vizitë të mundshme të Paludan të hënën.

“Politikani i ekstremit të djathtë islamofobik danez Rasmus Paludan tha se do të udhëtonte nga Danimarka në Wakefield, me qëllimin e vetëm për të djegur Kuranin në një vend publik. Paludan është burgosur më parë në Danimarkë për deklaratat e tij urrejtëse dhe raciste. Ai është një njeri i rrezikshëm të cilin nuk duhet të lejohet në këtë vend”, tha Simon Lightwood, deputet laburist.

Një përgjigje mbërriti shpejt nga Ministria britanike e Sigurisë, se Paludan do të ndalohej të vinte në Britani, dhe se “udhëtimi i tij nuk do të ishte i favorshëm për të mirën publike”.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi