Më poshtë keni një listë të shkurtër me vetëm disa nga studimet më interesante dhe të dobishme, dhe zakonet që ata sugjerojnë për prindërit që duan të rrisin fëmijë të suksesshëm:
- Kujtojuni vazhdimisht atyre pritshmëritë e mëdha që keni ju si prindër
Kjo këshillë bazohet në një studim të kryer në Britaninë e Madhe me rreth 15.000 gra të reja përgjatë 10 viteve, që zbuloi se fëmijët prindërit e atyre fëmijëve që“u kujtonin zakonisht pritshmëritë e mëdha:kishin më pak gjasa që të mbeteshin të papunë për periudha të gjata kohore kur të rriteshin;më pak gjasa të punonin në punë me paga të ulëta dhe që i urrenin;më shumë gjasa të arsimoheshin në universitet; dhe më pak gjasa që vajzat të mbeteshin shtatzëna gjatë periudhës së adoleshencës.”
- Lavdërojini në këtë mënyrë
Ndodh shpesh që prindërit i lavdërojnë fëmijët e tyre për talentet që kanë me fjalë të tilla si:“Ti je kaq i zgjuar (ose i talentuar). Ti je kaq i sjellshëm me njerëzit. Ti je vërtet i fortë (ose i shpejtë, i shkathët). Me pak fjalë, mos e bëj këtë gjë”.
Një studim i profesores së psikologjisë në Universitetin e Stenfordit Karol Duek, ka treguar se është shumë më efektive t’i lavdërosh fëmijët për përpjekjet kur kanë bërë për diçka, sesa të kalosh në superlativa. Për shembull mos i thoni:“Ti je një piktor kaq i mirë!”.Por përkundrazi duhet të thoni:“Më bën shumë përshtypje përpjekja që bëre për realizimin e kësaj pikture, dhe në fakt ka dalë shumë e bukur!”.
- Bëjuni sa më shpesh lavdërime
Një studim nga Universiteti Brigam Jang, vëzhgoi lavdërimet dhe kritikat në klasat e shkollës fillore. Studiuedit u ulën përditë nga 20 minuta në klasë për 3 vjet, duke parë mënyrën se si mësuesit ndërvepronin me 2.536 nxënës të moshës së kopshtit deri në klasën e parë.
Sa më shumë vlerësime të arsyeshme që mësuesit u bënin atyre, aq më mirë paraqiteshin ata në mësime, pavarësisht faktorëve të tjerë. Autori kryesor i studimit Pol Kaldarela tha:“Sa më i lartë të jetë vlerësimi,aq më të mira janë rezultatet.”
- Nxitini që të bëjnë punë shtëpie.
Kjo këshillë kombinon dy studime. Një studim i Harvardit, që është më i gjati në histori i këtij lloji, zbuloi dy faktorë për të cilët njerëzit kanë nevojë që të qenë të lumtur dhe të suksesshëm:
- Dashuria.
- Etika e punës.
Në këtë rast ne do të fokusohemi tek e dyta, pasi studimet rekomandojnë zhvillimin tek fëmija i etikës së punës. Dhe mënyra kryesore është t’i kërkohet fëmijës që të bëjë punët e shtëpisë. A ka pengesa? Sigurisht, pasi fëmijët e vegjël, nuk i bëjnë gjithmonë mirë punët e shtëpisë. Gjithsesi këmbëngulni që ata t`i bëjnë në mënyrën e tyre. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me një dysheme të pastër, por për ta mësuar fëmijën tuaj se si të ketë një jetë të lumtur.
- Mbani shpesh anën e tyre
Ky studim zgjidh një dilemë me të cilën mendoj se ndeshen shumë prindër herë pas here. Shkon kështu:Nëse fëmija im lëndohet, ose bën një gabim, apo përballet me një sfidë të madhe, çfarë duhet të bëj:
1.Të nxitoj ti dal krah, duke e ngushëlluar?
- Apo të mbaj paksa distancë, në mënyrë që ta ndihmoj të mësojë të mbështetet tek vetja?
Një përmbledhje e disa studimeve arrin në një përfundim të vetëm:Dilni menjëherë në krah dhe ofrojini ngushëllim. Kjo nuk do të thotë se “do t`i zgjidhni jutë gjitha problemet e tyre”, por nënkupton shprehjen e ndjeshmërisë dhe u lini atyre të kuptojnë qartë se ju kujdeseni shumë për ta.
- Kushtojini vëmendje aftësive të tyre sociale
Ju ndoshta do ta bëni këtë gjithsesi nëse mundeni. Por një studim interesant i botuar në revistën “JAMA Pediatrics”,gjeti një lidhje midis shkallës në të cilën fëmijët e kopshtit vlerësoheshin cilësisht si “pro-socialë”,me suksesin e tyre financiar 30 vjet më vonë. Mësuesve të kopshteve në Montreal të Kanadasë, iu kërkua të gjurmonin tiparet e nxënësve të tyre në fusha si shpërqendrimi, hiperaktiviteti, sjellja agresive dhe në fund niveli i të qenit pro-social. 30 vite më vonë u zbulua se ata që u vlerësuan më shumë për shkallën e pro-socialitetit fitonin 12.000 dollarë në vit më shumë, sesa ata që ishin vlerësuar më dobët në këtë parametër 3 dekada më parë.
- Roli i parave
Një studim i botuar në revistën “American Sociological Review”, analizoi sesi i shpenzojnë paratë familjet shumë të pasura, të cilat teorikisht mund t’u jepnin fëmijëve të tyre një avantazh përmes parave. Dhe gjëja kryesore është garantimi i një avantazhi të madh për këta fëmijë. Shkoni në një lagje tjetër ku jetojnë njerëz të pasur. Sigurisht që paraja nuk është faktori i vetëm, por është e rëndësishme të pranosh rolin vendimtar që luajnë paratë, shtresa sociale dhe raca në rritjen e fëmijëve.