Doni të kurseni para? Ndaloni së bëri këto gjëra

Me siguri ju ndodh shpesh që ende pa përfunduar muaji portofoli juaj është zbrazur. Epo në këto raste vlen më së miri shprehja se paratë vijnë me shpejtësinë e breshkës, e ikin me shpejtësinë e lepurit. Nëse edhe ju bëni pjesë te ky grup njerëzish, atëherë mbani shënim.

Më poshtë gjeni disa këshilla se si të kurseni para. Nëse nuk jeni nga ata njerëz që ia dalin të vënë disa kursime mënjanë në fund të muajit, të paktën mësoni se si mos t’i shpenzoni me gjëra të kota.

-Shmangni sa më shumë drekat apo darkat jashtë shtëpisë.

-Hiqni dorë nga blerja e biletave të lotarisë

-Pushimet bëhen edhe me pak para. Kurrë mos rezervoni hotelin e parë që iu del para. Bëni gjithmonë kërkime.

-Blerjet që nuk janë urgjente, bëjini përgjatë sezonit të ofertave.

-Të apasionuar pas palestrës? Kursejini ato para dhe bëni ushtrime dhe vrap në natyrë.

-Shmangni blerjet impulsive.

-Blerja e produkteve që i dispononi në shtëpi. Për shembull gota plastike. Nuk ka kuptim t’i blini t’i hidhni dhe pastaj t’i blini përsëri.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

Kumështa – Pija që ju ndihmon për një tretje të shpejtë!

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta! Ja sa herë në ditë duhet të bëjmë dush